Morena Taraku ka pushtuar kryetitujt e mediave rozë të Turqisë, ndërsa po përflitet se ka nisur një lidhje me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
Në lajmet që qarkullojnë në mediat prestigjioze turke shkruhet se dyshja janë fqinj në Stamboll dhe frekuentohen me njëri tjetrin prej disa kohës tashmë.
Mardini i ka dhënë fund martesës prej 10 vjetësh me Fatos Yelller në mars të këtij viti, me të cilën kishte dy fëmijë.
Vetë këngëtari e ka konfirmuar se është në një lidhje, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ish-Miss-in nga Kosova.
Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e ashpër të ish-bashkëshortes së tij, e cila ka reaguar në rrjetet sociale para pak kohësh, duke konfirmuar një lidhje me Gokhan Goz.
Ndërkohë, Mardini ka marrë mbrojtjen për fëmijët, pasi ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij për përdorim droge. Ajo ka reaguar ashpër dhe ka thënë se është e turpshme që ai nuk mendon për fëmijët e tij.
“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër një grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tuaj. Është e turpshme”.
Nga ana e Morenës nuk ka pasur ende asnjë reagim dhe nuk dihet sa të vërteta janë spekulimet për lidhjen e saj me këngëtarin turk./TV Malisheva