Gjatë muajve të fundit, pandemia coronavirus ka qenë temë mjaft e konsumuar në shumë vende të botës.

Përpos masave të marra kundër saj, shumë persona i janë nënshtruar edhe testit, për të parë se a janë infektuar apo jo.

Njëra prej tyre është këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, e cila është testuar për COVID-19.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Tik Tok, në të cilën ka publikuar videon ndërsa po testohej.

Derisa po i nënshtrohej një testimi të tillë për virusin vdekjeprurës, në fund ajo duket se ka pasur dhimbje, pasi edhe sytë i shihen të mbushur me lot.

Ndonëse e provoi, Morena ende nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme se si ka dalë rezultati i saj./Tv Malisheva

 

Share.