Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës, Arlind Morina, ka thënë se partitë opozitare në këtë komunë kanë qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm përgjatë katër viteve, pa marrëveshje por se ishte një bashkëpunim i sinqertë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se partitë opozitare në Malishevë, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë më unikë si opozitë.
“Në fillim ishte spekuluar se kanë marrëveshje opozita LDK, PDK VV nuk kemi pasur marrëveshje me shkrim ka qenë një bashkëpunim i sinqertë që ka vazhduar për katër vite ku edhe në atë kohë kryesuesi i është dhënë LDK-së, Rahim Morinës, dhe karshi pozitës në kemi qenë më unikë si opozitë, kemi ba politikat tona”, ka thënë Morina.
Ai ka thënë se ka pasur individë që janë përpjekur ta prishin këtë bashkëpunim por se nuk ia kanë arritur një gjëje të tillë dhe se kanë kaluar shumë mirë me asamblistët e partive tjera.
“Mendoj se kemi qenë shumë mirë, ka pas fryma që mu prish ky bashkëpunim, por nuk kanë arrit disa individë, kështu që ne kemi kaluar shumë mirë më kolegët e partive tjera”, ka thënë ai.
Arlind Morina ishte zgjedhur asamblist nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës e që më pas kaloi në Listën Guxo. /TV Malisheva