Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës, Arlind Morina, ka thënë se pushteti lokal në këtë komunë e që është Nisma Socialdemokrate, thoshte se mund të bëjnë si të duan ata, shkruan TV Malisheva.

Ai në emisionin “N’Pult” tha se drejtorët e kësaj qeverisje thonin se edhe po të votohet buxheti nga opozita dhe të sillen kërkesat nga ta, se ata e adresojnë buxhetin ku të duan.

Ai ka shtuar se kjo nuk është e mirë pasi që në fund të fundit është qytetari ai që e pëson.

“Ekzekutivi e kishte atë fuqinë, mekanizmin që edhe njerëzit e vet thonin se edhe nëse ju e votoni buxhetin edhe po i sjellët kerkesat, jemi ne ata që i adresojmë ku të dojmë buxhetin, këtë e kanë bërë disa nga drejtorët, mendoj se kjo nuk është e mirë pasi që në fund të fundit ai që e pëson është qytetari”, ka thënë Morina.

Arlind Morina ishte zgjedhur asamblist nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës e që më pas kaloi në Listën Guxo. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.