Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës, Arlind Morina, ka thënë se kërkesat që kanë qenë jetike për qytetarët kanë kaluar në Kuvend me shumë vështirësi dhe shumë nga to edhe janë vonuar, shkruan TV Malisheva.
Megjithatë, ai ka shtuar se edhe pse me vonesë, ana e mirë ka qenë se disa nga ato kërkesa edhe janë realizuar.
“Nga zonat ku vijmë ne ka pasur kërkesa jetike për qytetarët dhe një pjesë e tyre ka kaluar me shumë vështirësi, janë vonuar kërkesat që ne kemi adresuar në drejtim të Kuvendit dhe të ekzekutivit, por edhe pse me vonesë është e mira ngase disa nga ato janë realizuar”, ka thënë Morina.
Arlind Morina ishte zgjedhur asamblist nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës e që më pas kaloi në Listën Guxo. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: