Kandidati për deputet i LDK-së, Salih Morina thotë se LDK është lidhje e hershme e të gjithë atyre që synuan liri e pavarësi.
Ai shkruan:
LDK është shtëpia e përhershme e njerëzve të saj.
LDK është lidhje e hershme e të gjithë atyre që synuan liri e pavarësi. LDK është bosht i njerëzve që u angazhuan për shtetndërtim. LDK është shtëpia e njerëzve me dritare nga Përëndimi.
LDK është trashëgimia e vetme e rugovizmit. Është çerdhe e demokracisë. Është shkollë politike e së ardhmës.
LDK është kala me themele të forta. Është kala që nuk shembet. Është kala e rezistencës. Brenda mureve të saj jeton dija, guximi e ndershmëria.
LDK nuk është projekt i përkohshëm. LDK është shtëpia e përhershme e njerëzve të saj. Prandaj, le të bëhemi bashkë për fitoren e LDK-së. Për triumfin e demokracisë ndaj eksperimenteve të rrezikshme me të ardhmen e Kosovës.