Kandidati për asamble të Kuvendit Komunal të Malishevës, Avdi Morina, teksa ka folur për bashkëpunimin e pozitës me opozitën në këtë komunë, ka thënë se Malisheva e ka menaxhuar më së miri në Kosovë pandemine COVID-19, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se i vetmi unitet me opozitën ka qenë çështja e ballafaqimit me pandeminë, i cili sipas tij ka qenë një lloj bashkimi i forcave.
“ I vetmi unitet që mund ta përmendi sa i përket kuvendit komunal ka qenë çështja e ballafaqimit me pandeminë, ku edhe rrugët politike të opozitës u përfshinë në shtabin komunal për luftimin e COVID19, këtu ka pas qenë një lloj bashkimi i forcave”, ka thënë Morina.
Ai ka thënë se Komuna e Malishevës e ka menaxhuar mirë këtë situatë falë punës së palodhshme të kryetarit Ragip Begaj dhe qeverisë komunale.
“Duke falenderuar në këtë rast punën e palodhshme të kryetarit Begaj dhe qeverisë komunale, edhe në bazë të rezultateve faktike që kemi, del se Komuna e Malishevës e ka menaxhuar më me sukses se çdo komunë tjetër”, ka thënë ai.
Avdi Morina garon për mandatin e tretë të pozitës si asamblist i Kuvendit të Komunës së Malishevës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: