Në prag të ndeshjes së dytë në “ALBI MALL Superligën e Kosovës, FC Ferizaj – KF Prishtina, kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina theksoi se ata kanë bërë përgatitjet dhe ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda ekipës, e që synim do kenë pikët e plota.
“Nesër na pret një ndeshje që e ka peshën si çdo ndeshje tjetër. Kundërshtari është i komponuar dhe kompletuar, me një traditë pas vete por as ne nuk jemi prapa. Unë kam besim të plotë në futbollistët e mi sepse gjatë javës kanë stërvitur në mënyrën më të mirë, pa u kursyer aspak. Nesër ne duhet të besojmë në vetvete dhe përmes lojës së mirë, ta arrijmë një rezultat pozitiv”, tha Morina.
Ai gjithashtu deklaroi se gabimet që ndodhën në ndeshjen ndaj Gjilanit, nuk duhet të përsëriten dhe kanë punuar për të evituar ato gabime.
Ndeshja ndërmjet Ferizaj dhe Prishtinës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00./TV Malisheva