Kandidati për asamble të Kuvendit Komunal të Malishevës, Avdi Morina, ka thënë se nuk ka pasur bashkëpunim me opozitën ngase asamblistët i marrin direktivat nga partitë e tyre, shkruan TV Malisheva.

Megjithatë ai ka theksuar se ka pasur raste kur të dy palët kanë hasur në mirëkuptim në përkrahje të ndonjë projekti, por se në përgjithësi ata kanë qenë bllokadë në punët e ekzekutivit.

“Të them të vërtetën ndoshta kanë qenë dy-tri raste, nuk më kujtohen, sepse sigurisht se asamblistët i marrin direktivat nga partitë e tyre, ka pasur ndoshta raste kur kemi hasur në një mirëkuptim, që të përkrahet ndonjë projekt, por shumica kanë qenë bllokadë për shkak të punës së ekzekutivit”, ka thënë Morina.

Avdi Morina garon për mandatin e tretë të pozitës si asamblist i Kuvendit të Komunës së Malishevës. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.