Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës, Arlind Morina, ka thënë se puna e tyre nuk vlerësohej sa duhet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se për këtë arsyë u shkëputën nga kjo parti për të kaluar në Listën Guxo, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se njerëz brenda LDK-së nuk e kanë vlerësuar sa duhet punën e tyre dhe se erdhi momenti kur më nuk gjetën mbështetje dhe politika e tyre nuk pati më jehonë në këtë parti.

“Ne i kemi përkatur grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës deri në një moment ku më nuk gjetëm mbështetje dhe politika jonë nuk pati jehonë. Unë mendoj se zgjedhjet e 2019 kur janë mbajtur ne jemi dalur fitues si nëndegë dhe aty është parë se disa njerëz brenda LDK-së edhe punën që e kemi ba nuk e kanë vlerësuar aq sa duhet”, ka thënë Morina.

Përkundër largimit nga LDK, Morina ka thënë se ka qenë e vështirë të largohesh  nga një grup politik ku ka zhvilluar karrierë, por që një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur me disa nga anëtarët brenda saj.

“Ka qenë moment i vështirë që të largohesh nga një grup ku kam bërë një politike koxha të mirë dhe kam zhvilluar një karrierë politke, por kam parë që më tutje nuk mund të shkojë politika ime me njerëz aty Brenda”, ka thënë ai.

Arlind Morina ishte zgjedhur asamblist nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës e që më pas kaloi në Listën Guxo. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.