Rrahjet e zemrës janë diçka që kryesisht i injorojmë dhe gjithmonë nënkuptojmë atë që zemra vazhdimisht rrah
Ky organ i rëndësishëm prodhon 60 deri në 100 rrahje në minutë, mirëpo nëse ka më shumë rrahje, atëherë ajo gjendje quhet tahikardi.
Mirëpo, ndonjëherë ndodh që të vërejmë se si zemra pa kurrfarë shkaku rrah dukshëm më shpejt.
Qe se çfarë mund të jetë shkaku i kësaj dukurie, por që nuk janë probleme serioze shëndetësore:
1. Stresi
Fjala është për reaksionin normal ndaj stresit, ndërkaq ju duhet të provoni ushtrimet e qetësimit si p.sh. meditimet në mënyrë që të eliminoni stresin.
2. Substanca të tepërta stimuluese
Këto mund të jenë kafja, alkooli, nikotina apo ilaçetë caktuara. Në të vërtetë është treguar që 20 minuta të kaluar në natyrë mund të rezultojnë me rritje të energjisë mendore dhe fizike.
3. Dehidratimi
Për t’u këndellur gjeni një vend të ftohtë, si p.sh. ndonjë hapësirë të klimatizuar apo gjeni ndonjë hije, nëse duhet patjetër të jeni jashtë. Këmbët mbani në pozitë vertikale dhe pini shumë ujë në 24 orët e ardhshme.
4. Dhembja
Qoftë të jetë dhembja e shkaktuar me thyerje, plagë apo me ndonjë gjendje tjetër shëndetësore, nëse shërohet, rrahjet e zemrës do të kthehen në normale.
5. Mungesë e gjumit
Mungesa e gjumit luan me hormonet dhe mund të jetë shkaktar i shtypjes së lartë të gjakut dhe tahikardisë.
6. Probleme me gjëndrën tiroide
Mungesa e hormoneve mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës, ndërsa hormonet e tepërta përshpejtojnë punën e zemrës./Tv Malisheva