FC Malisheva dje ka barazuar me Gjilanin me rezultat 1-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan TV Malisheva.
Në një ndeshje mjaft të luftuar të dyja skuadrat dëshironin fitoren mirëpo në fund u dësht të pajtoheshin me nga një pikë.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, golin për malishevasit e shënoi i jashtëzakonshmi Yoan Marc-Olivier, raporton TV Malisheva.
Olivier shënoi një supergol në minutën e 67-të.
Më poshtë keni supergolin e talentit Yoan Marc-Olivier, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. /TV Malisheva