Përdorimi i tij sjell më shumë efekte anësore sesa pozitive.
Vaji i kokosit është një eliksir i vërtetë kur është fjala për rutinën e bukurisë, nga flokët e thatë deri tek hidratimi i lëkurës, duket se ky vaj mund të gjejë kudo përdorim.
Por duket se përdorimi i tij sjell më shumë efekte anësore sesa pozitive, vetëm në një rast: kur keni lëkurë me tendencë akneike.
Vaji i kokosit është në thelb yndyrë e ngopur.Yndyra e tij më e zakonshme është acidi laurik, i cili ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Tingëllon super për trajtimin e akneve,apo jo?
Por në të vërtetë, ky acid përbën vetëm 50% të yndyrave që gjenden në vajin e kokosit. Pra, kjo do të thotë se ndërsa acidi laurik më vete është super efektiv për eleminimin e baktereve që shkaktojnë akne, pjesa e tjetër e vajit të kokosit bën efektin e kundërt.
Vaji bllokon poret dhe përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e sebumit, yndyrës natyrale të lëkurës.
Dermatologët janë kundër përdorimit të vajit të kokosit si një trajtim primar për puçrrat e fytyrës. Ekspertët theksojnë se trajtimet e akneve nuk janë të njëjta dhe në varësi të problemit, nëse keni puçrra cistike, pika të bardha ose të zeza, lëkura e të gjithëve ka nevoja të ndryshme.
Megjithatë e rëndësishme është të mos përdorni produkte që nxisin prodhimin e yndyrës apo bllokimin e poreve. /TV Malisheva