- Reklamë e sponsorizuar -

Sot është një ditë e veçantë për Dua Lipën dhe familjen e saj. Kjo për faktin se pikërisht më datën 22 gusht ka ardhur në jetë këngëtarja e cila sot feston 24 vite jetë

Këngëtarja ka pranuar me këtë rast urime të shumta, e nuk kanë munguar edhe dhuratat, mirëpo nuk kanë ikur pa u komentuar edhe disa foto të vjetra të saj të cilat tani po qarkullojnë në rrjet.

Ishte babai i Duas, Dukagjin Lipa ai i cili e ka uruar vajzën e tij me disa foto nga e kaluara.

“Do të jesh gjithmonë dashuria ime e parë dhe unë gjithmonë do të jem pas shpinës tënde. Gëzuar ditëlindjen Dua Lipa.Të dua”, shkruan në urimin e Dukagjin Lipës