Ukraina po shton përpjekjet diplomatike në mënyrë që të sigurojë sa më shumë ndihmë ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov iu drejtua BE-së duke i thënë të mos ketë frikë për t’i ardhur në ndihmë. Ai u shpreh i bindur se vendi i tij do ta fitojë luftën, por theksoi se i duhet më shumë mbështetje.

Rezikov shprehu gjithashtu shqetësim për Bjellorusinë, që sipas tij është kthyer në vatër të logjistikës ushtarake ruse dhe mund t’i bashkohet luftës.

Bashkimi Evropian ka aprovuar një paketë 500 milionëshe për t’i dërguar armatime vendit dhe është gati ta dyfishojë buxhetin.

Ndërkohë, ligjvënës nga vendet fqinje ndjejnë se lufta po u afrohet shtëpive të tyre. Në disa zona të Hungarisë mund të dëgjohen shpërthime.

NATO e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë trupa dhe nuk do të plotësojë kërkesën e Ukrainës për një zonë ndalim-fluturimi.

/TV Malisheva

Share.