Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka kërkuar që në Pakon Emergjente të futen edhe punëtorët e shërbimeve sociale dhe të funksionalizohet  Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil.

Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që kjo çështje të futet në seancën e parë.

“Kemi lëndë që presin për tu zgjidhur. Ankesa të ndryshme rreth konkursit  i cili konkurs si institucion në vete po shkilet në  të gjitha anët dhe shërbyesit civil nuk kanë kujt t’i ankohen. Paramendoni nëse këto lëndë kalon  në Gjykatën Themelore për tu zgjidhur procedurat shkojnë deri në tri vite. Nuk funksionon Këshilli dhe kërkoj publikisht nga kryetarja e Kuvendit  që në seancën e parë ta ketë parasysh funksionalizimi, emërimin e anëtarëve të ri të Këshilli Mbikëqyrës, sepse me këtë mosfunksionalikm Kuvendi i Kosovës po e legalizon shkeljen e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Zymberi./Tv Malisheva

Share.