Moti arktik përfshiu një pjesë të Rusisë të martën ku temperaturat në Siberi ranë në minus 58 gradë Celsius.
Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 kilometra në lindje të Moskës, u mbulua nga retë e ngrira dhe nga mjegulla, treguan pamjet me dron, transmeton Telegrafi.
Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore të Siberisë, ranë nën minus 55 gradë gjatë natës.
Në Oymyakon, një vendbanim në Sakha, temperatura ishte minus 58 gradë Celsius të martën. Parashikuesit e motit thanë se do të ndjehej si minus 63 gradë Celsius duke pasur parasysh lagështinë dhe erën.