Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i parametrit të erës, raporton TCh.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë celsius deri në 23 gradë celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim tre ballë.
/TV Malisheva