Sot dhe nesër kur besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin pritet të mbajë mot i ndryshueshëm por i nxehtë.
Sot parashihet një çrregullim i përkohshëm i motit. Ky ndryshim parashihet si rezultat i prezencës së vranësirave të ulëta të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të qarkullojnë mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu.
Indeksi UV sërish mbetet i lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius.
Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m/s./Tv Malisheva