Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike gjatë pesë ditëve vije drejt stabilizimit.
Sipas njoftimit, ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
“Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira , më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje të asnjë forme , brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit.
Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius , ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius.
Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsisu, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva