Moti i ligë prej ditësh ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar edhe problematika në qytete të ndryshme.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vazhduar edhe reshjet e borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, shkruan Oranews Në Shkodër ujësjellësi Oblika është jashtë funksionit. Sipërfaqja e përmbytur vijon të jetë 1100 hektarë, kryesisht në zonën e Anës së Malit.

Vazhdojnë problemet te tunelet në qafën e Thorës, ku ka dhe rrëshqitje gurësh e dherash.

Paralajmërohet për kujdes në rrugën drejt Vermoshit dhe Tamarës. Po kështu vijon problematika e mungesës së energjisë elektrike.

Ndërkohë, ka një rënie të nivelit të ujit me 40 cm, por reshjet e shiut vijojnë me intensitet. Reshjet e borës vijojnë në zonat malore.

/TV Malisheva

Share.