Këtë javë në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e ardhshme do të karakterizohet me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s./Tv Malisheva

Share.