Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e shtunë) parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Ndërsa, të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë selsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva