Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Sipas institutit, diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

/TV Malisheva

Share.