Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar nga pushuesit për shkak edhe të temperaturave të larta, detit te pastër dhe qetësisë që të ofron stina e vjeshtës.
Plazhet janë të mbushur me pushues vendas dhe të huaj të cilët po shfrytëzojnë keto ditë të ngrohta vjeshte, duke pohuar se kjo stinë është koha me e bukur për të bërë plazh.
Përveç frekuentuesve të plazhit, Vlora këtë fundjavë është frekuentuar nga nxënës të shkollave të Kosovës. Rreth 200 nxënës kanë zgjedhur Vlorën në kuadër të ditës së trashëgimisë kulturore për të vizituar vendet historike të qytetit, ku me interes për ta shihet shtëpia muze e Pavarësise.
Ndryshe nga vitet e tjera, moti i qëndrueshëm ka bërë që sezoni turistik të zgjatet deri në fund të shtatorit. /tch