Trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp “nuk i pëlqeu menua” e Manchester United në barazimin 1-1 në Premierligë në ‘Old Trafford’ të delën, sipas Jose Mourinho.

Marcus Rashford shënoi pas një kundërsulmi për ta çuar United në epërsi në minutën e 36-të, me golin e mbështetur në mënyrë të diskutueshme nga VAR, pavarësisht se Liverpool pretendonte se Victor Lindelof faulloi Divock Origi më parë.

Kur kishin mbetur edhe pesë minuta pa përfunduar ndeshja, Adam Llallani shënoi pas dy viteve një gol dhe baraspeshoi gjithçka, transmeton lajmi.net.

“Klopp nuk e pëlqeu menunë – ai donte mish dhe mori peshk”, tha Mourinho në Sky Sports.

“Ata janë të lumtur që luajnë kundër kundërshtarit, të cilët japin shanse në kundërsulm. Sigurisht, United, me kufizimet që kanë për momentin, luajti një profil tjetër të lojës”.

“Ata u përpoqën të ndalojnë tranzicionin, luajtën gjithmonë me tre mbrojtës qendror në pozicion, gjithnjë kompakt. Liverpool nuk i pëlqeu menuja”, potencoi portugezi.

Share.