Mediat britanike i kanë intensifikuar thashethemet lidhur me largimin e mundshëm të Harry Kane nga Tottenham Hotspur.
Sipas njoftimeve më të fundit, Jose Mourinho ka kërkuar nga kreu i klubit, Daniel Levy, që të mos e shesë sulmuesin anglez te ndonjë klub tjetër nga Liga Premier.
Manchester Unitedi është duke i kërkuar shërbimet e 26-vjeçarit qe një kohë, mirëpo trajneri portugez nuk dëshiron ta lejojë kalimin e tij te ndonjë klub rival.
Nëse Levy ia plotëson dëshirën Mourinhos, atëherë Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini kanë dy klubet që kanë potencial financiar për ta paguar transferimin e tij.
Megjithatë, aktualisht Los Blancos nuk janë duke menduar për sulmuesin e Spursave, duke qenë se shënjestra e tyre është Erling Haaland.
PSG do të jetë në kërkim të një sulmuesi, meqenëse do të largohet Edinson Cavani dhe Mauro Icardi do të kthehet në Itali./ Tv Malisheva