Dje ishte Dita e të Dashuruarve dhe shumë artistë të shoëbizit uruan partnerët e tyre me dedikime speciale.

Një ndër çiftet më të përfolura të kohëve të fundit padyshim se është Mozzik dhe Loredana, të cilët pas një ndarje me anë të disa imazheve na konfirmuan se i janë kthyer njëri-tjetrit dhe po kalojnë momente të bukura bashkë.

Çifti kanë vendosur që për ditën e të dashuruarve të shkojnë në Dubai dhe sigurisht nuk kanë munguar fotografitë që kanë ndarë me ndjekësit e tyre.

Dyshja kanë një vajzë dhe si duket ishte arsye e fortë që të dy të mendonin edhe njëherë opsionin e kthimit dhe ruajtjes së lidhjes.

Familja e bukur e bashkuar po shijon kohën e tyre larg Kosovës. /TV Malisheva

 

 

 

Share.