Qindra fëmijë janë mbledhur sot në sheshin e Mitrovicës në këto momente, përkundër masave të ashpra për pandeminë që Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë 5 persona nëpër sheshe.
Mirëpo, në sheshin e Mitrovicës pa maska e pa distancë sociale sot kanë qëndruar qindra fëmijë.
Ata janë mbledhur për të marrë pjesë në promovimin e albumit “Mozzart” të reperit Mozzik.
Vetë reperi Mozzik kishte paralajmëruar se do të bëjë promovimin e albumit të ri në shtatë qytete të Kosovës e ku do të dhurojë edhe disa CD të albumit të tij për të rinjtë.
Kjo ka bërë që sheshi i Mitrovicës të mbushet plot.
Në pamje shihen kryesisht të rinj të moshave të reja teksa përshëndesin reperin i cili këtë turne po e bën me autobus.
Teksa këta të rinj kanë “vërshuar” rrugët, policia nuk duket askund.
Mozzik përpos Mitrovicës sot ka paralajmëruar se do të jetë edhe në Vushtrri nga ora 14:00, për të vazhduar në Pejë, Gjakovë e Prizren.
Kujtojmë se në Kosovë po vazhdojnë të regjistrohen shifra alarmante të rasateve të reja dhe viktimave nga Coronavirusi.
Pamjet në vijim janë publikuar nga vetë këngëtari./Tv Malisheva