Reperi i njohur shqiptar ka ngelur i befasuar nga numri i madh i rasteve pozitive me COVID-19 që po shënohet ditëve të fundit në Kosovë.
Plot 2236 ishte numri i të infektuarve ditën e enjte, një ditë pasi në Kosovë u shënua një tjetër rekord me mbi dy mijë të infektuar.
Reperi i hitit “Madonna” publikoi në InsatStory një imazh të statistikave të sotme, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me numrin gjithmonë e në rritje.
Ai më pas publikoi një mesazh duke u shprehur se vaksinimi i popullatës është e vetmja zgjidhje.
“Vaksinimi është zgjidhja e vetme kundër kësaj lufte me COVID-19!”, shkroi fillimisht Mozzik.
Në mesazhin e radhës, reperi nga Ferizaj shkruan për mënyrën dhe qasjen e lehtë në marrjen e vaksinës që çdo qytetar i Kosovës duhet ta ketë dhe e ka.
“Tani po ju ndihmoj juve që e keni problem me aplikimin për vaksinë. Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të lehtë aplikimin vetëm me të dhënat tuaja personale, bëni termin në kuadër të qytetit ku jetoni”, shkruan Mozzik.
Për fund, ai iu bën thirrje fansave të tij që të vaksinohen sa më parë, pasi mendon se në përgjithësi populli e ka neglizhuar paksa vaksinimin si proces.
“Jepni të dhënat tuaja personale, e-mail, numër telefoni dhe ndani një termin për marrjen e vaksinës! Mos e leni më gjatë, shumë gjatë e kemi lënë! Konfirmimi i termimit do ju vijë menjëherë pas aplikimit që keni dhënë. Paçi shëndet”, ka shkruar reperi i njohur. /TV Malisheva