Edhe pse fokusin e ka tek muzika, reperi nga Ferizaj asnjëherë nuk ka ngurruar që të merret pak edhe me politikë.
Mozzik shumë herë ka treguar simpatinë që ka për partitë politike dhe figura të ndryshme.
Së fundi, krijuesi i shumë hiteve ka ndarë një imazh me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Mendimet e pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojshëm por strateg më të madh e të mençur se Edi Rama të paktën gjenerata ime se ka mbërritur: Që thonë do pleq i përpiktë”, ishte mbishkrimi i Gramosit. /TV Malisheva