Mozzik ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi dje në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy qytetarë serbë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, djali i dëshmorit Danush Kurtaj.

Ai dyshohet se rreth orës 15:20 ka shtënë me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.

Mozzik ka publikuar një fotografi të të dyshuarit Azem Kurtaj, mbi të cilën shkroi se ai nuk është kriminel.

“Azem Kurtaj nuk është kriminel”, ka thënë reperi nga Ferizaj./TV Malisheva

 

Share.