Sot, Hana po feston ditëlindjen  e saj të dytë, me ç’rast Mozzik i dedikoi një postim në Instagram me fjalët më të bukura për vajzën e tij

Vajza e Mozzik dhe Loredanës, Hana feston sot dy vjetorin e lindjes së saj, e sigurisht nuk kishte se si në këtë ditë të mungonin urimet speciale nga prindërit për vajzën e tyre.

Së fundmi Mozzik ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël përkrah Hanës dhe i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë ! #2VJET #happybirthday”, shkruan reperi.

Po ashtu kujtojmë se tashmë Mozzik, Loredana dhe Hana po jetojnë ditët më të bukura si familje, pasi hodhën pas krahëve problemet e shkuara./TV Malisheva

Share.