Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtëritjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028.
Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.
Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ky dokument mundëson:
- Shkëmbimin e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve;
- Shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre;
- Thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile;
- Afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT;
- Bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve;
- Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor;
- Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.
Ai falënderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës.
/TV Malisheva