Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media, rekomandon bashkatdhetarët tanë që rrugëtimin e tyre për në Kosovë ta planifikojnë me kohë dhe me kujdes të shtuar, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

“Me arritjen e sezonit verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Kosova, ta planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë./Tv Malisheva

Share.