Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes gjigantit gjerman, Bayern Munich dhe skuadrës së Stuttgartit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni është befasuar si vendas nga Stuttgarti, ku rezultati final i ndeshjes është i barabartë 2:2.

Bayerni në këtë ndeshje u rikthye nga fitorja si mysafirë të mërkurën kundër Interit në Ligën e Kampionëve me rezultat 2:0, ndërsa sot arkëton vetëm një pikë ndaj Stuttgartit.

Golat për Bayernin i shënuan Tel (minuta e 36′) dhe Musiala (minuta e 60′), kurse te Stuttgarti golashënues ishin Fuhrich (minuta e 57′) dhe Guirassy (minuta e 90+2′).

Me pikët e reja, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 12 pikë të arkëtuara, krahas Stuttgartit që renditet në vendin e 13 me pesë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

/TV Malisheva

Share.