Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se brenda 24 orësh janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë.
79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar.
Së bashku me infektimet e sotme rezultojnë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë, ndërsa 24 orët e fundit ka humbur jetën me Sars-Cov2 një 78-vjeçar nga Lezha.
Janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 278,440 që nga fillimi i epidemisë. /TV Malisheva