Anëtarë të komisionit parlamentar për shëndetësi kanë akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për vjedhje të miliona eurove nga buxheti i Kosovës nëpërmjet tenderëve të negociushëm gjatë kohës së pandemisë, mosmenaxhim të situatës në veri dhe favore ndaj Serbisë me teste që ka pranuar por nuk janë përdorur.

Kështu u tha pas mbledhjes së komisionit, ku ka raportuar drejtori Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar,Basri Sejdiu.

Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Albena Reshitaj tha se ende nuk e dinë kush monitorin ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës.

Reshitaj: Nuk e dimë kush monitoron ekipin mjekësor në Aeroport

 

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik na u është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Kosova nuk ka pas kapacitete të mjaftueshme të bëjë testime të mjaftueshme, sidomos për të riatdhesuarit. Nga anëtarët e komisionit ka qenë një shqetësim në lidhje me ekipet mjekësore të cilat funksionojnë në Aeroportin e Aeroportit, pasi edhe pas një takimi që kishim me përfaqësues qendrën operative shëndetësore, pjesë të Ministrisë së Shëndetësisë apo koordinatorit të Qendrës së Studentëve dhe tani nga pyetjet e njëjta që po e bëjmë ende nuk e dimë kush i monitorin, kujt i raportojnë, kush i kontrollon ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës dhe vendosin se kush duhet të lirohet për në shtëpi e kush duhet të vendoset në karantinë në qendrën e studentëve”, tha ajo.

Ajo shtoi se ka dyshime se bëhet një selektim jo i drejt i qytetarëve që duhet të lirohen dhe atyre që duhet të shkojnë në karantinë.

Reshitja: Testimet në veri realizohen nga komuna veriore

 

“Nuk monitorohet situata në veri, nuk bëhen teste me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. Gjithashtu, testimet në veri realizohen nga komuna veriore, vetëm në fillim janë realizuar disa teste në disa raste, na u është thënë kjo”, tha ajo, duke shtuar se instituti ka rekomanduar që ende të mos hapen shkollat.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, pas mbledhjes së këtij komisioni, ka thënë se menaxhimin e pandemisë e ka ndarë në menaxhimin nga profesionistët shëndetësor dhe policia, si dhe menaxhimin politik të ministrisë dhe Qeverisë Kurti. Për këtë të fundit tha se kishte keqpërdorime.

Haxhiu: Janë zhvat me miliona euro

 

“Keqmenaxhimi në karantinë dhe keqmenaxhimi që ka ndodhë në Aeroport, pra lirimet me të njoffshëm që ka ndodhë me njerëzit që kanë ardhë aty dhe e treta që është shumë e rëndësishme, vjedhjet gjatë kohës së pandemisë përmes tenderëve të negocjushëm që i ka zhvilluar Ministria e Shëndetësisë me çka janë zhvat me miliona euro nga buxheti i Republikës së Kosovës…në bazë të dokumentacionit që kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, kontratat që kanë negociuar dhe i kanë bërë gjatë kësaj periudhe të pandemisë, kemi pa që kanë kontraktuar me negocim dhe kanë blerë barna të cilat SHSKUK-ja veç ka kontratë valide me operatorë ekonomik”, tha ai, duke shtuar se edhe vet drejtori i SHKUK-së, e tha se prej janarit 2019, blerja dhe furnizimi nga barnat e listës esenciale është bartë nga MSh te SHSKUK-ja.

Haxhiu: Testet nga Serbia nuk janë shfrytëzuar

 

“Morën vesh nga Serbia nuk janë të përdorura. Pra iu është bërë një favor Serbisë derisa ato teste nuk përdorën. Kjo i ka krijuar favore dhe një proklamim i saj deri në Nju Jork Times, është shkruar se Serbia humane, i ka fal Kosovës 1000 teste dhe ato teste ende janë të papërdorura”, tha ai.

Ai shtoi se është e pakuptimtë si MSH blen barna që SHSUK ka kontratë valide, madje me çmime shumë të mëdha

Share.