Kombinimi i proshutës dhe domateve, këtyre muffinsëve u jep një shije të veçantë
Përbërësit e nevojshëm:
– 2 kokrra vezë;
– 40 g fjolla tërshëre pa gluten;
– kripë;
– piper;
– proshutë;
– domate.
Përgatitja:
Në një enë tundni vezët dhe shtoni proshutën e prerë imët, domaten.
Mund të shtoni edhe qepë, ajkë apo djathë sipas dëshirës suaj.
Qitni kripë dhe në fund shtoni fjollat e tërshërës të cilat më parë i keni bluar.
Të gjitha përzieni mirë dhe qitni në kallëpe për muffins.
Piqni në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta.
Ju bëfshin mirë! /TV Malisheva