Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Valon Berisha ishte befasia e formacionit zyrtar, pasi mesfushori nga Kosova nuk luan nga minuta e parë, si pasojë e një dëmtimi që mori në ndeshjen ndaj Greqisë.

Drejtori i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti tha se Valon Berisha punoi për të qenë gati si startues, por nuk ia doli, megjithatë mund të përdoret më vonë.

“Valon Berisha është i lënduar, dhe nuk ishte i përgatitur fizikisht për të filluar sonte, megjithatë ai mund të përdoret më vonë në lojë”, tha Sahiti në emisionin ‘Dardanët’. /TV Malisheva

Share.