Në komunën e Suharekës janë 102 raste të prekura me coronavirus dhe 5 të vdekur. Ndërsa raste aktive janë 32.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

Sipas tij, gjendja e të infektuarave është stabileKryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se momentalisht në komunën e Suharekës i kemi 102 raste prej tyre janë 5 të vdekur, aktiv i kemi 32 raste.

“Momentalisht të infektuar janë gjeneratat e moshuara. Kemi bërë gati repartin e vogël diku me 20 shtretër ” , ka thënë ai gjatë një takimi që ka pasur me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Sa i përket projekteve që janë në kompetencë të MKR-së, Muharremaj tha se janë Shtëpia e Kulturës dhe Stadiumi i qytetit, projekte me rëndësi për qytetin.

“Janë projekte me rëndësi për qytetarët e komunës ku po fillon faza e dytë e Shtëpisë së Kulturës, dhe kemi stadiumin e qytetit që 400 mije euro dhe renovimin e stadiumit të qytetit”, është shprehur Muharremaj./Tv Malisheva

Share.