Ballkani po i bënë edhe përgatitjet e fundit në Republikën e Çekisë para ndeshjes me Sllavia Pragën, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e dytë të Grupit G të Ligës së Konferencës.
Pak orë para ndeshjes, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka publikuar pamje nga ambientet e hotelit ku po qëndron kampioni i Kosovës. Aty shihet skuadra e mbledhur derisa dëgjon udhëzimet e fundit nga trajneri Ilir Daja, derisa ndeshja do të fillojë nga ora 18:45 në stadiumin “Fortuna Arena”.
“Presim fitore dhe më vjen mirë që kemi një numër të madh nga bashkëatdhetarët prej të gjitha shteteve të Evropës. Kjo ndeshje është shumë më rëndësi, jo vetëm për Ballkanin por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo është histori për klubin e Ballkanit dhe për Komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj.
Në grupin G ka një pikë pas ndeshjes së parë, ashtu siç i kanë edhe të gjitha skuadra tjera në këtë grup, duke përfshirë edhe rivalin e sotëm.
/TV Malisheva