Ish-i burgosuri politik, Sylë Mujaj, derisa ka folur për periudhën sa ai ishte në burg, ai thotë se krijimtari e madhe zhvillohej në burgje, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ai i kishte ishte një forcë e mbinatyrshme brenda burgut për të shkruar poezi, për të bërë vizatime, madje ai përmend edhe një vepër të çuditshme e cila atij dhe shokut të tij i solli edhe një muaj tjetër burgim.

“Ishte një forcë e mbinatyrshme, si me fillua me shkru poezi, me vizatua, nga tuli i bukës e kemi ndreq çiftelinë, kemi ndreq stoli, gardianët nuk besonin, u quditnin, dhe na dënua edhe me nga një muaj ditë”, ka thënë Mujaj.

Sylë Mujaj, për veprimtarinë e tij politike, kishte vuajtur shtatë vjet e gashtë muaj dënim me burgim. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.