Ish-i burgosuri politik, Sylë Mujaj, ka thënë se ishte i quditshëm mosreagimi i ministres Donika Gërvalla, për vdekjen e veprimtarit Hysen Gegaj, njeriut që sakrifikonte jetën për babain e saj, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se  është i quditshëm ky mosreagim i vajzës së Jusuf Gervallës dhe gruas së tij, dhe se sipas tij nuk është vonë që ajo të dalë me një reagim në lidhje me këtë çështje.

“Është shumë e quditshme sesi Donika apo Suzana, gruaja e Jusuf Gërvallës që duhet me fol shumë më shumë, pikërisht sepse ishte vdekja e Hysen Gegës, besoj se nuk është vonë për Donikën që të reagojë, të cek realitetit, edhe pse atëherë ka qenë fëmijë”, ka thënë Mujaj.

Hysen Gegaj ishte bashkëudhëtar i Jusuf Gërvallës, i cili për të shmangur ndonjë atentat ndaj tij, se pari hynte ai në veturë, testonte nëse ka të vendosur ndonjë mjet shpërthyes, e pastaj hipte edhe Jusuf Gërvalla. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.