Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë e zgjodhën Mulla Sead Paçarizin, kryetar të kësaj bashkësie, këtë njoftim e ka bërë të ditur Mulla Sead Paçarizi përmes rrjetit social facebook. Deri më tani kryetar i KBI-së në Malishevë ka qenë Mulla Xhevat Kryeziu. Mulla Seadi e ka falenderuar Mulla Xhevatin për punën dhe aktivitetin deri më tani
Ja postimi i plotë :
SOT PRANOVA PËRGJEGJËSINË E KRYETARIT TË KBI-SË NË MALISHEVË
Sot, me 24.02.2020 edhe zyrtarisht u ngarkova me përgjegjësinë e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, për periudhën 2020-2024.
Dorëzimin e detyres e bëri Kryetari i deri tanishëm Mulla Xhevat Kryeziu. Unë falenderoj Kryetarin Mulla Xhevat Kryeziun për gjithë kontributin e tij që ka bërë për KBI-në e Malishevës dhe kontributin e tij që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për gjithë banorët e Malishevës dhe jo vetëm, duke përçuar mesazhe të paqes, mirëkuptimit, faljes, solidaritetit dhe bashkimit ndërmjet veti.
Gjithashtu Mulla Xhevatin e falenderoj edhe për gatishmërinë për të dhënë përgjegjësinë tek gjeneratat e reja. Ky akt neve na ka ngarkuar me një përgjegjësi, që lusim Zotin e Madh të na ndihmojë që të dalim faqebardhë, e të jenë këto vite për neve që do të dëshmojnë në Diten e Gjykimit në peshoren e veprave të mira, të cilat do na afrojnë me Mëshiren dhe Faljen e Zotit, e ruana Zot të bëhen shkaktar këto vite me këtë përgjegjësi që ta humbim Mëshiren dhe Faljen e Zotit të Madhërishëm.
Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit do të mundohem që të jem sa më afër me gjithë besimtarët tanë, të ju shërbejmë atyre me aq sa kemi mundësi, të përmirësojmë kushtet në secilën xhami të këshillit ashtu që të gjitha ritet fetare islame të kryhen në kushte të përshtatshme dhe hapësira të mjaftueshme, si dhe të përpiqemi që të përfaqësojmë denjësishtë institucionin e Bashkësisë Islame në të gjitha rastet dhe situatat që do të ndodhemi.
Shpresoj në një unifikim të të gjithë atyre që me vetdëshirë kanë marrë mbi supet e veta amanetin e bartjes së Islamit dhe mesazhit Hyjnor tek njerëzit. Personaliteti i imamit duhet të jetë shembëlltyrë e Pejgamberëve në tokë, duke përcjellur mesazhet më të mira e pozitive si në hutbe dhe jashtë saj.
Unë besoj që vetëm të bashkuar dhe unik mund të shërbejmë për të mirën e besimtarëve dhe bashkëvendasve tanë, ashtu që të lëmë gjurmë që të tjerët pas nesh të na falenderojnë dhe të ndihen krenar për neve, në të kundërten përveq humbjes së madhe para Allahut as tek robi i Zotit nuk do të jemi e nuk do të kujtohemi për të mirë.
Me këtë rast falenderoj sinqerisht Myftiun e Republikës Mr. Naim Tërnavën dhe Kryesinë e BIRK-ut për besimin e tyre, të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e këshillit si dhe përkujtoj me rrespektin më të madh duke lutur Allahun xh.sh. që ti shpërblej me xhennet, hoxhallarët dhe të parët tanë të cilët me shumë mund dhe sakrificë kontribuan në zhvillimin e jetës fetare në shoqërinë tonë në të kaluaren.
Jam i gatshëm të jap kontributin tim për çdo punë në shërbim të të mirës dhe besimtarëve tanë.
Zoti na ndihmoftë të gjithëve!
Me respekt,
Sead Paqarizi
Po ashtu konstituohet këshilli i ri i bashkësisisë Islame në Malishevë
Sot, me datë 24.02.2020 në Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë u mbajt mbledhja konstituive me anëtarët e ri të Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës, të zgjedhur nga procesi i fundit zgjedhor për mandatin katërvjeçar 2020-2024.
Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, nëpërmjet vendimit nr.166/20, dt.14.02.2020, ka verifikuar mandatin e anëtarëve të Këshillit, si në vijim:
1. Sead Paqarizi – Kryetar
2. Xhevat Kryeziu, anëtar
3. Imer Hoxha, anëtar
4. Fatmir Krasniqi, anëtar
5. Ramiz Bytyqi, anëtar
6. Bedri Hoxha, anëtar
/Tv Malisheva/