Giroud pritet të jetë përforcimi i radhës i Antonio Contes tek Interi.
Sipas asaj që shkruan Sky Sports, 5 milionë euro plus bonuse pritet të paguajë skuadra e Interit për sulmuesin francez, transmeton KosovaPress.
Gjithçka është drejt finalizimit dhe së shpejti pritet të ndodhë zyrtarizimi.
Giroud ishte një nga kërkesat e Contes, i cili e sheh sulmuesin veteran si një vlerë të shtuar në luftën për titull në Serie A.
Giroud nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe që nga ardhja e trajnerit Frank Lampard, këtë sezon është paraqitur në vetëm 5 ndeshje për Chelsean ku nuk ka shënuar asnjë gol.