Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nuk ka ofruar shumë detaje mbi rastet e fundit me lëndime para ndeshjes në Premier Ligën angleze kundër Brighton.
Mbrojtësi Ibrahima Konate mungoi në humbjen 1:0 të Liverpoolit kundër Interit gjatë kësaj jave, kurse nuk ishte parë në stërvitje dje, së bashku me Virgil van Dijk dhe Thiago Alcantara.
Por, pavarësisht mungesës së tyre, Klopp e konfirmoi që Liverpooli nuk ka raste të reja me lëndime para ndeshjes së shtunës kundër Brighton, edhe pse tregoi se mund të ketë shpërthim të Covid-19 në skuadër.
“Ne kishim disa gjëra të vogla por askush nuk mungon në stërvitje. Por, mbi të gjitha, Covid-19 ende nuk ka përfunduar. Ne kemi kësi lloj gjërash po ashtu. Ose kemi pasur, mbetet të shihet. Do të mundohemi t’i shmangemi këtyre gjërave, por sigurisht që është e pamundur”, tha Klopp.
Këtë vikend, respektivisht të shtunën, gjigandi anglez Liverpooli i rikthehet aksionit në Premier Ligën angleze, ku zhvillon ndeshje kundër skuadrës së Brightonit.
/TV Malisheva