Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është deklaruar menjëherë pas barazimit me Prishtinën.
Gjilani në fundin e takimit arkëtoi një pikë ndaj Prishtinës falë golit të Dabiqaj në kohën shtesë.
Munishi tha se i ka pëlqyer që lojtarët nuk u dorëzuan deri në fund, derisa nuk është ndarë i kënaqur me lojtarët.
“Normalisht, ishim në disavantazh ngase ishim me 10 lojtarë por treguam karakter, nuk e ndalem lojën në asnjë moment. Nuk bën të dorëzohemi deri në momentet e fundit, kjo më pëlqeu më shumë se goli që shënuam sepse nuk u dorëzuam deri në fund”
“Sot Prishtina ishte ekip i mirë, duhet me pranuar, na nuk na lejuan të bëjmë kundërzbritje. Nuk jam i kënaqur me atë që treguam, kemi pasur hapësirë, por nuk e shfrytëzuam”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, Munishi foli edhe penalltinë e skuadrës së Prishtinës.
“Nuk dua ta komentojë, mirëpo është gjithmonë penallti, penallti, penallti. Nuk e kam parë ende videon dhe nuk dua ta komentoj”, nënvizoi ai.
Gjilani momentalisht renditët në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë. /TV Malisheva