Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar marrëveshjet e mbështetjes financiare me përfaqësuesit e organizatave përfituese nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht Mbështetja e Kuzhinave Popullore.

Siç thuhet në njoftim, në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat jo-qeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore.

Aktivitet të cilat financohen nga masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e vazhdimësisë së punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar negativisht nga gjendja pandemike. Gjithashtu, vlen të theksohet se mjetet financiare do të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore, gjë që ndihmon prodhuesit vendorë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët./TV Malisheva

Share.