Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet lidhur me rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë ka thënë se po bëhet shumë zhurmë se kjo qeveri ka rritë tatimin, ndonëse ai tha se kjo nuk është e vërtetë.
Ministri Murati tha se arsyet pse qytetarëve u kanë ardhur faturat e tatimit me çmime ta larta janë për dy arsye.
Arsye e para tha se Ligji aktual për prona ishte miratuar nga qeveria Mustafa më 2017, por nuk ka kaluar në Kuvend, pasi qeveria kishte rënë një javë më vonë. vonë.
Më pastaj sipas tij, i njëjti ligj është procedua në Qeverinë Haradinaj dhe më 2018 ka hyrë në fuqi.
Murati tha se ky ligj ka parapare qe ne vitin e pestë të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave.
Ai më tej tha se më përpara nuk ka qenë tatimi i tokave, që nga vitit 2018 ka fillu me u tatu dhe viti i pestë është vitit 2023 ku aplikohet 100 për qind.
Murati tha se vetëm komunat mund ta ulin barrën për qytetarët për tatimin në pronë.
Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti i cili ishte inicues i këtij raportimi, tha se është shqetësuese se qytetarët kanë faturat e dyfishuara për tatimin në pronë.
Deputeti Hoti tha se nuk janë sot këtu me adresuar fajin, por për gjetjen e një zgjidhje për menaxhimin e situatës për shqetësimin e qytetarëve.
Hoti tha se ishte dashur disa muaj më herët që Ministria e Financave të njoftojë qytetarët për shtrenjtimin e tatimit në pronë.
“Nuk të ka askush që ke zbatuar gaim ligjin. Jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Sot ju ministër duhet të bëni një zgjidhje. Të shyhet ky shtrenjtim deri në vitin 2024 ose të përshkallëzohet”, tha Hoti.
Mendim të njëjtë sikur Hoti pati edhe nënkryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku. /TV Malisheva